Image default
Arabia Saudite Cult+ Dinari Islami Monedha Uncategorized

Dinari nga “Dinastia e parë e Islamit” shitet për 4,7 milionë dollarë

Mund të jetë me të njëjtën madhësi si një monedhë e ditëve të sotme, por ky dinar 1.300-vjeçar vlen miliona herë më shumë.

Sipas revistës “The Times”, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një monedhë të rrallë që daton nga “Dinastia e parë e Islamit”.

Ndërsa, sipas ditores “Daily Mail”, bëhet fjalë për një monedhë që daton që nga viti 723 dhe që ishte bërë nga ari i nxjerrë në një vend në pronësi të Kalifit, një pasardhës i Profetit Muhamed, në veriperëndim të asaj që tani është Meka në Arabinë Saudite.

Ajo u bë monedha më e vlefshme islamike në botë, kur u shit për 4,7 milionë dollarë.

Monedha e Dinastisë Umayyad 

Monedha e Dinastisë Umayyad, e shitur në ankandin e Londrës “Morton & Eden”, mban mbishkrime islamike, si dhe fjalët ‘Miniera e Komandantit të Besimtarëve’. Pak nga to ekzistojnë sot, pothuajse të gjitha mbahen në koleksione private ose muze të mëdha.

Numizmati nga “Morton & Eden”, Stephen Lloyd, tha: “Kjo monedhë është përrallore. Jo vetëm që është ruajtur bukur dhe një gjë e rrallë mahnitëse, por është gjithashtu një dokument i rëndësishëm historik”. /Telegrafi/

Related posts

Aksident trafiku në Medine, 35 të vdekur

admin

Hoxhë Drilon Gashi: Burka të ndalohet, është adet arab

admin

Parimet themelore të moralit u huazuan nga traditat e lashta fetare egjiptiane dhe mesopotame!?

admin